Ndryshime tek Partizani. Dritan Mehmeti nuk do te jete me trajneri i kesaj skuadre.Lajmin e konfirmoi dhe vetë klubi i “Demave” me anë të një komunikate në rrjetet sociale ku e falënderon 42-vjeçarin dhe i urton suksese në të ardhmen.
Tashmë drejtuesit kanë nisur punën për të gjetur një zëvendësues për të startuar sezonin e ri. Per momentin eshte shume shpejt per te lakuar kandidaturat e mundshme, por ne oret ne vijim do te kete me shume zhvillime rreth kesaj çeshtje.
KOMUNIKATA E PLOTË E KLUBIT:
FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trainerin Dritan Mehmeti. Në prag të startit të kampionatit, drejtuesit dhe traineri Mehmeti kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.
Partizani falënderon Dritan Mehmetin për punën dhe kontributin e dhënë përgjatë gjithë periudhës si pjesë e klubit dhe së fundmi në drejtimin e ekipit të parë, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen.