Të premten në orën 18:00, skuadra e Partizanit luan një ndeshje shumë të rëndësishme. Të kuqtë mund të vrasin kampionatin dhe t’i afrohen edhe titullit kampion, por kurrsesi nuk duhet që të bëjnë hap fals me rivalin direkt, Kukësin e vendit të dytë.

Trajneri Skënder Gega, në prag të një ndeshje të rëndësishme duhet që të bëjë pa katër lojtarë shumë të rëndësishëm, pjesa më e madje e tyre edhe titullarë këtë sezon.

Mbrojtësi Lum Rexhepi mungon pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Dëmtimet e Telushit dhe Hebajt duan ende kohë që të rikuperohen. E sikur të mos mjaftonin vlonjati e shkodrani, është Dilaver Duka që nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Gega, pasi ai u dëmtua gjatë ndeshjes Partizani B-Kukësi B ku edhe shënoi gol.

Stafi mjekësor po bën të pamundurën që të rikuperojë Jurgen Bardhin. Lorenc Trashi nga kuqezinjtë ku pati grumbullimin e parë është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega.

Megjithatë, një ‘armë’ më shumë do të jenë tifozët e Partizanit, ata të cilët në këtë transfertë pritet që të jenë më të shumtë se kurrë në “Loro Boricci”, duke sfiduar edhe çmimet e shtrenjta, por edhe rivalin e skuadrës së tyre këtë sezon në betejën për titullin./vipsport/