Edmond Haxhiu do të jetë drejtori i ri sportiv i Partizanit. Lajmin e ka zyrtarizuar Kleo Laska, zv.presidenti i klubit të Laçit.
Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet pikërisht me Haxhinë para takimit të djeshëm që përfundoi me shifrat 4-3 në favor të të kuqve. “Me drejtorin e ri të Partizanit”, shkruan Laska në diçiturën e fotos së postuar.
Kësisoj, 16-herë kampionët e vendit do të kenë një drejtor sportiv për sezonin e ri futbollistik. Olsi Rama mbetet drejtor i përgjithshëm, ndërsa Haxhiu do të jetë kompetent për “hyrje-daljet” në merkaton e verës.
Një post i munguar ky te Partizani, teksa ishte Rama njeriu që merrej me gjithçka te kryeqytetasit. Ne fakt perpos Haxhiut, u permenden edhe emra te tjere si kandidatura te mundshme per postin e drejtorit sportiv te kesaj skuadre si Matko Djarmati apo Haris Fakiç, por ne fund eshte Haxhiu ai qe pritet te zyrtarizohet.