Arbër Abilaliaj po u jep dorën e fundit përgatitjeve për duelin e ditës së nesërme ndaj Vllaznisë. “Demat” po zhvillojnë përgatitje intensive në mënyrë që të jenë sa më shpejt gati për shkodranët.

Situata në kampionat nuk është shumë e mirë dhe Abilaliaj ndaj kuqebluve synondhe shpreson të shkelmojë krizën. Nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi përveç faktit që luajnë në transfertë në “Loro Boriçi” do të kenë edhe mungesa.

Kështu Abilaliaj nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Altin Bytyçit dhe Adnard Mehmetit. I pari do të mungojë për shkak dëmtimi ndërsa i dyti sepse mori karton të kuq në ndeshjen e fundit ndaj Elbasanit.

Kujtojmë se dueli me Vllazninë do të luhet ditën e nesërme në Shkodër në orën 16:30. Takim ky i vlefshëm për javën e 28-të të kampionatit.