Partizani prej ditësh vazhdon përgatitjet për përbaljen me Vllaznzinë, një takim shum ëi rëndësishëm për demat të cilët do të kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë vitin 2023. Dueli me shkodranët do të zhvillohet ditën e premte në orën 16:00 në komplaksin “Partizani”.

Për këtë sfidë Giovanni Colella vazhdon të vuajë mungesën e disa lojtarëve, duke mos mundur që të ketë në dispozicion skuadrën e plotë. Matondo i është bahskuar demave vetëm ditën e djeshme në stërvitje, pasi ka pasur disa probleme personale dhe për shkak të kësaj vonese, nuk do të jetë gati ndaj kuqebluve.

Gjithashtu një tjetër mungesë është ajo e Da Silvës, i cili prej jasvësh tashmë vazhdon rikuperimin e tij dhe nuk dihet akoma se kur mund të jetë gati për teknikun italian.

Sikur të mos mjaftonin vetëm kaq, por duelin me Vllazninë rrezikon ta humbasë edhe Xhuliano Skuka, pasi ditët e fundit nuk është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës. Në këto kushte “hallet” për Colellën shtohen akoma më shumë përpara një dueli mjaft të vështirë./newsport/