Partizani do të luajë ditën e nesërme një sfidë delikate ndaj Vllaznisë kryesuese. Të kuqtë presin në “Elbasan Arena”, kryesuesit dhe kërkojnë të marrin fitoren për të rihapur kampionatin.
Për këtë takim trajneri Ilir Daja do të ketë një mungesë të sigurtë, Valentino Murataj nuk do të luajë për shkak se u ndëshkua me karton të kuq ndaj Teutës.
Trajneri Daja pritet të hedhi në fushë të njëjtin formacion si ndaj durrsakëve, por me ndryshimin e vetëm që në mesfushë në vend të Muratajt do të luajë Jurgen Bardhi.
Gjatë ndeshjes pritet që të aktivizohet, Çinari, Stenio Junior apo edhe afrimi më i fundit I merkatos, Ferhan Hasani.
Partizani: Hoxha, Idrizaj, Belica, Bitri, Hakaj, Broja, Bardhi, Mala, Asani, Melo, Solomon./newspoet