Vllaznia vijon me pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te zhvilloje javen e ardhshme ne Shkoder ndaj Partizanit. Aktualisht dukt se ekipi eshte i plote sepse nuk ka asnje futbollist te skualifikuar me kartona por mbetet vetem per t’u pare gjendja shendetesore e disa prej lojtareve.

Nderkohe ne kampin e kuq do te kete nje mungese shume te rendesishme per sfiden e “Loro Boriçit”, madje konsiderohet nje mungese e rendesishme.

Behet fjale per nje lojtar i cili në verë u bë pjesë e skuadrës së Partizanit, por me ca kile mbi peshë dhe në një formë jo në 100% fillimisht Romero Espinoza, 23-vjecari nga Venezuela bëri skeptik tifozët e kuq.

Por, pasi kaluan disa javë e ka marrë veten dhe është një pikë e fortë në mesfushë, një lojtar me klas, mjaft teknik por që do të mungojë në sfidën e rëndësishme të kuqve, atë në Shkodër me Vllazninë.

Romero plotësoi numrin e kartonëve ndaj Partizanit, e megjithatë, për sfidën me Vllazninë, alternativat në kampin e kuq nuk mungojnë, pasi mesfusha ka lojtarë me eksperiencë të cilët janë të aftë që të mbyllin boshllëkun e krijuar nga mungesa e venezuelianit.