Përveç tre lojtarëve afrikanë që i janë bashkuar Partizanit në provë gjatë ditëve të fundit, te “demat” është afruar edhe një sulmues nga Liberia.
Xhejms Boima Konuah është lojtari që i është afruar Partizanit në provë. 24-vjeçari është stërvitur së bashku me pjesën tjetër të skuadrës ditën e shtunë, por nuk ka pasur një prezantim shumë pozitiv.
Megjithatë, pritet që të jetë dhe për disa ditë të tjera pjesë e të kuqve, derisa stafi teknik të marrë një vendim final për të. Kujtojmë që te Partizani ka qenë në provë edhe mbrojtësi i Dinamos, Niko Paterni, por anësori i djathtë nuk arriti të bindte stafin dhe u largua.
Partizani ka shumë pak alternativa në sulm dhe në rast se Konuah arrin të bindë stafin teknik, do të ishte një forcë e shtuar e domosdoshme, pasi te “demat” aktualisht janë vetëm tri sulmues: Cara, Zhunior dhe Lukas.