Partizani ka marrë një fitore me shumë vlera në Korçë, përballë vendasve të Skënderbeut. Një fitore që vlen shumë edhe për terrenin e vështirë që ishte në fushën e juglindorëve duke qenë se ajo ishte e mbuluar nga bora.
Megjithatë, kur mendohej që vendasit të ishin ata që do të përshtateshin më shpejt me fushën, ndodhi e kundërta.Të kuqtë shënuan dy herë brenda shtatë minutave falë realizimeve të Bardhit dhe Solomon.
Me avantazhin e të kuqve 0-2 u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë, vendasit hapën lojën falën golit të Mensah në minutën e 66.
Por, sërish me gjithë përpjekjet e bardhekuqve, takimi e kishte fatin të paracaktuar dhe të kuqtë morën tre pikët e plota pas barazimit ndaj Apolonisë javën e kaluar dhe tashmë ngjiten sërish të dytët, ndërsa korçarët parakalohen nga Apolonia dhe gjenden në vendin e fundit të klasifikimit. /VipSport.al/
Skënderbeu-Partizani 1-2