Partizani u ndal në një barazim pa gola përballë Kastriotit, në një sfidë ku krijoi pak raste për të shënuar dhe në mundësinë më të mirë që iu shfaq, goditi shtyllën.
Të kuqtë krijuan më shumë lojë ndaj Kastriotit që u mbrojt me shumë rregull e kundërsulmoi rrezikshëm. Por asnjëra nga dy skuadrat nuk ia doli që të gjente rrjetën e kështu, ndeshja u mbyll në një barazim pa gola që ndihmon më shumë krutanët të cilët morën pikë përballë kryesuesve të kampionatit.
PARTIZANI- KASTRIOTI 0-0
PARTIZANI: Rexhepi, Hadroj, Bitri, Sota, Buxhelaj, Matondo, Murataj, Hoti, Cara, Da Silva, Skuka. Trajner: Xh. Kolela
KASTRIOTI: Sali, Selmani, Rami, Stojanoviç, Kodra, Karakaçi, Onanuga, Hasani, Zogaj, Greca, Morbek. Trajner: B. Kuli