Partizani është ndalur në barazim për ndeshjen e dytë radhazi, teksa ka lënë pikë në fushën e Laçit që mban vendin e fundit në renditjen e Superiores.

Në një ndeshje shumë të luftuar, por me pak emocione, gjithçka ka ndodhur në fundin e takimit. Zeka i dha avantazhin të kuqve por pak minuta më vonë ata u arritën nga Ballhysa.

Kështu, Partizani mori vetëm një pikë dhe nuk ia doli që të mbante kreun në një javë të rëndësishme siç është ajo e derbit me Tiranën. Nga ana tjetër, Laçi bëri një lojë të mirë, por nuk ia doli përsëri të gjente fitoren e parë të këtij kampionati ku për momentin gjendet në vendin e fundit.

LAÇI-PARTIZANI 1-1
85′ Ballhysa / 80′ Zeka