Ndonese duhen edhe kater jave per te perfunduar kampionati dhe skuadrat te mesojne ate se çfare kane arritur, disa prej tyre nderkohe kane filluar te levizin qe tani per merkaton. Sipas “Panorama Sport”, skuadra e Partizanit ka shfaqur interes per kapitenin e Vllaznise Erdenis Gurishta.
Ketij te fundit i skadon kontrata në muajin qershor dhe shanset janë që të ndahet me ekipin e tij të lindjes, për të kërkuar një aventurë të re. Transferimi te Partizani është një nga opsionet potenciale për 28- vjeçarin, i cili është një nga lojtarët më të mirë të Kategorisë Superiore në sezonet e fundit.
BISEDIMET – Partizani është i interesuar seriozisht për afrimin e tij dhe sipas gazetes ne fjale drejtuesit e kuq janë ulur me Gurishtën dhe kanë negociuar në lidhje me një transferim të mundshëm.
Të dyja palët kanë shprehur frymën pozitive për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin, por ky transferim nuk mund të bëhet në mënyrë të menjëhershme. Gjithçka pritet të vendoset në fund të sezonit, kur shanset më të mëdha janë që Gurishta të largohet nga Vllaznia, pasi ndien se nuk ka më për të dhënë në Shkodër.
Përveç Partizanit, në adresën e Gurishtës pritet të shkojnë edhe oferta të tjera, ku një prej mundësive është edhe Tirana apo Egnatia, që ka treguar se mund të konkurrojë shumë fort nga ana financiare.
PLANI – Pozicioni i parë i Gurishtës është si mbrojtës i djathtë dhe këtu qëndron edhe dilema në lidhje me atë që drejtuesit e Partizanit kanë planifikuar të bëjnë. Themi dilemë, sepse në anën e djathtë luan një si Hadroj dhe ardhja e Gurishtës mund t’i hapë rrugën shitjes së pukjanit.
Një opsion tjetër është që Hadroj të qëndrojë dhe shkodrani të luajë si qendërmbrojtës. Në çdo rast, ardhja e një lojtari si Gurishta nuk do të ishte e tepërt.