Partizani ka nisur punën për ekipin e sezonit të ri. Të kuqtë po hedhin hapat e parë në merkato duke kontaktuar futbollistët që u intereson t’i kenë pjesë të organikës për sezonin tjetër.

Pas Salamit të Kukësit, me të cilët kanë nisur kontaktet, ‘Demat’ po përpiqen të joshin sulmuesin e Dinamos, Denisson. Braziliani është ndër më të mirët e Superiores dhe shtypi i shkruar raporton se Partizani i ka bërë një ofertë konkrete lojtarit.

Fantazisti ka dy oferta nga jashtë të cilat nuk janë shumë të kënaqshme për të. Para Partizanit, ka qenë Tirana që u interesua për të, por ishte vetë lojtari që i refuzoi. Kujtojmë që në janar vetëm në çastet e fundit u prish marrëveshja prej 100 mijë eurosh me Ballkanin dhe lojtari mbeti në kryeqytet.

Deri tani, në pole-position duket Partizani i cili duhet të plotësojë vetëm kushtet e lojtarit pasi kontrata me Dinamon i skadon në qershor. Denisson do të ishte perfekt për skemat e trajnerit Shehi, i cili i aka lënë ‘porosi’ drejtorit Abilaliaj për të gjetur një sulmues të tillë./newsport/