Partizani duket se ka një ditë të ngarkuar sot pasi në zyrat e të kuqve ka jo pak zhvillime. Pasi u zyrtarizua mbrojtësi Uilliam Kordeiro, Partizani ka prezantuar pak minuta më parë një tjetër futbollist dhe tashmë bëhet6 fjalë për një rikthim.

Esin Hakaj që u largua pak ditë më parë nga Teuta, ka firmosur me të kuqtë dhe nga dita e sotme është zyrtarisht pjesë e Partizanit. Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja e klubit në një postim në “Facebook”.

“ESIN HAKAJ RIKTHEHET NË FAMILJEN E KUQE

Klubi i Futbollit Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Esin Hakaj. Mbrojtësi i majtë ka nënshkruar sot një kontratë një vjeçare me klubin, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. 22 vjeçari rikthehet në familjen e kuqe, pas dy sezonesh pozitive te Teuta. Hakaj i është bashkuar menjëherë skuadrës, për të qenë pjesë e përgatitjeve në Slloveni”, shkruhej në postimin e Partizanit. /VipSport/