Nuk ndalet Partizani dhe të kuqtë tashmë janë si një kandidat potencial në betejën e titullit kampion.
Partizani është në rrugë të mbarë dhe ka “shkërmoqur” Kukësin me rezultatin 4-0 në sfidën e luajtur në “Air Albania”.
Të kuqtë tashmë bashkëkryesojnë me shkodranët dhe janë në vend të dytë, ndërsa Partizani po fitonte në kryeqytet, është Teuta që ndalet e natyrisht që ky sukses i vlen shumë të kuqve.
Golat e Asanit, Çinarit, Xhuniorit e Malës e kanë bërë edhe më të bukur suksesin e të kuqve…
Partizani-Kukësi 4-0
Golat: Asani 39′, Cinari 41′ Xhunior 68′, Mala 87′
Partizani: Teqja, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Steni Zhunior , Trajner: I.Daja
Kukësi: Tafas, Dragoshi, Bytyçi, Kurdiç, Kotobelli, Demiri, Taipi, Limaj, Ibrahimi, Gashi, Eze, Trajner : M.Josa
K.V: Junior 38’/ demiri 31′