Dëmtimet janë shqetësimi kryesore i Partizanit në këtë sezon. Të kuqtë thuajse asnjë javë nuk e kanë pasur të plotë organikën e skuadrës.
Hoxha dhe Kocija janë dy lojtaerët e tjerë që janë të dëmtuar dhe do të mungojnë ndaj Vllaznisë. Portieri ka një shqetësim në shpatull, ndërsa mbrojtësi ka pësuar në goditje në pjesën poshtë gjurit dhe kjo ditët e fundit i ka krijuar dhimbje dhe është enjtur.
Në këto kushte ka shkuar në 6-të numri i të dëmtuarve. Bashkë me Hoxhën dhe Kocijan, vazhdojnë ende rikuperimin Hadroj, Sota, Mba dhe Da Silva. Lajmi i mirë për duelin e radhës në kampionat ndaj Vllaznisë do të jetë rikthimi i Altin Bytyçit, i cili ndaj Laçit ishte i pezulluar për shkak kartonësh.
Kujtojmë se sfidën me Vllazninë do ta luajnë ditën e nesërme duke nisur që nga ora 17:00 dhe është e vlefshme për javën e 12-të të Superiores./newsport/