Abissnet Superiore nis më 20 gusht dhe skuadrat po shkojnë drejt fundit me përgatitjet.
Një prej klubeve është Partizani, që nuk duket se po e nis në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kampionat. Kjo pasi 4 lojtarë nga kontigjenti i sezonit të fundit, 2 prej të cilëve titullarë, janë kthyer në çështje.
Bëhet fjalë për Alban Hoxhën, Egzon Belicën, Saliou Sembene dhe Maguette Gueye. Për dy të parët tema e diskutimit është në lidhje me sezonin e ardhshëm, pasi klubi kërkon të vendosë kushte të tjera që lidhen me pagën apo vendin e titullarit.
Në anën tjetër Sembene dhe Maguette kanë shprehur hapur dëshirën për t’u larguar. Të katërt këta lojtarë janë çështje për t’u zgjidhur, pasi dhe koha nuk premton.