Partizani duket se nuk ka nder mend te heqe dore nga futbollistet shkodrane. Perpos Çinarit dhe Hakajt qe jane pjese e tij aktualisht, ne sezonin e ri me te kuqte mund te bashkohet edhe nje tjeter. Behet fjale per Edon Hasanin, mesfushorin qe u shpall se fundi kampion me Tiranen por pa patur hapesirat e duhura per te luajtur. Kjo mund ta beje ate te kerkoje te ndryshoje skuader.

Edon Hasani është emër i përmendur në ambientet e klubit kryeqytetas, raporton newsport.al. Edhe pse ky sezon ishte me ulje ngritje për shkak të dëmtimit të pësuar me Tiranën, shkodrani është padiskutim një vlerë e kampionatit shqiptar. Momentalisht është pa kontratë me bardheblutë dhe një kalim tek të kuqtë duket më se i mundur për 28 vjeçarin.

Ende s’është zhbllokuar merkato për Partizanin, mirëpo drejtuesit kanë nisur të lëvizin për të përforcuar skuadrën me elementë cilësorë. Burime pranë klubit të kuq bëjnë me dije për newsport.al që Ardit Hila dhe Edon Hasani janë dy lojtarët e “piketuar” për repartin e mesfushës për edicionin e ri futbollistik.

Edhe pse nuk është zyrtarizuar ende, trajneri Ilir Daja ka shprehur dëshirën për t’i pasur të dy ekip. Hila, elbasanasi që kontribuoi për titullin kampion para dy sezonesh duke rikthyer trofeun pas 26 vitesh, shihet si i duhuri nga drejtuesit kryeqytetas. I karakterizuar nga puna e palodhur dhe mjaft i distancuar nga mediet, ish-lojtari i Prishtinës me gjasë do të vishet sërish i kuq.

Interesi është i madh për të parë se çdo të ndodhë te 16 herë kampionët e vendit pasi 3-shen e mesfushës pritet ta plotësojë Sabien Lilaj së bashku me dy lojtarët e sipërpërmendur. Ndërkohë që hapësirat për Bruno Telushin sa vijnë e zvogëlohen. Vlonjati nuk ka rinovuar ende dhe zyrtarizimi i Gegës në pankinën kuksiane, mund të joshë “ushtarin” e kuq që siç duket s’është në planet e trajnerit Ilir Daja.