Partizani do vizitojë Vllazninë në Shkodër ditën e mërkurë. Ndeshja është e vlefshme për javën e 12-të të Superligës. Një takim ku të dy skuadrat vijnë në një moment të mirë dhe që duket se kanë lënë krizën pas. Prandaj edhe përballja premton për një lojë cilësore dhe të luftuar.
Por të kuqtë kanë 2 vite që nuk fitojnë në transfertën shkodrane. Më saktë 16 herë kampionët e vendit kanë fituar në “Loro Boriçi” në datën 19.10.2019. Ndeshja përfundonte në atë periudhë me rezultatin 1-3 për Partizanin. Në fillim do shënonin kryeqytetasit me William Cordeiro.
Barazim i përkohshëm i Vllaznisë do vinte me Krymin e ndërsa dy gola të vonë të Çinarit dhe Asanit i jepnin triumfin kryeqytetasve. Kjo është edhe fitorja e fundit pasi në vizitat që do pasonin, Partizani do mundej dy herë në Shkodër në shifrat 1-0 dhe do ndante një barazim në shifrat 0-0 sezonin e kaluar.
Tifozët shkodranë shpresojnë që kjo traditë pozitive të vijojë edhe ditën e mërkurë ndaj të kuqve. Patjetër rivaliteti i këtyre viteve ka qenë i madh mes dy skuadrave.
Vllaznia në dy raste u bë shkas i humbjes së titullit për Partizanin e nga tjetra të kuqtë shkaktar të rënies së Vllaznisë në Kategorinë e Parë. E të mërkurën pritet sërish një duel i fortë mes këtij çifti.
Endri ÇINARI