Trajneri Franco Lerda nuk është më në krye të Partizanit. Mbrëmjen e djeshme klubi kryeqytetas ka bërë me dije se aventura e italianit në stolin e ekipi do të mbyllej aty, duke mos e kapërdirë dot humbjen në derbi ndaj Tiranës.
Loja jo e mirë, situata e pakëndshme me disa prej lojtarëve kryesorë dhe zhurma që veprimet e trajnerit sillnin në klub, ka detyruar presidentin Gaz Demi të merrte këtën vendim drastik. Një situatë e njëjtë pas derbit ka ndodhur edhe gjatë vitit 2014, kur trajneri Hasan Lika do të pësonte fatin e italianit.
Në kampin e kuq janë të shumtë emrat që përfliten se mund të zëvendësojnë Lerdën, me Orges Shehin që shihet si kandidat potencial.
Ish kampion dhe trajner me Skënderbeun, Shehi ka mbajtur veshur fanellën e Partizanit për katër sezone, nga vitet 2005-2009. Sezoni i fundit si “Dem” nuk shkoi aq mirë, pasi viti 2009 solli edhe rënien e Partizanit një kategori më poshtë
Dritan Mehmeti shihet si kandidat i mundshëm, me trajnerin që aktualisht drejton Partizanin B. Kujtojmë se përpara disa javësh, një sherr mes tij dhe ish trajnerit Lerda, solli spostimin e këtij të fundit drejt ekipit ku drejton aktualisht.
Mehmetit duket se i është besuar drejtimi në dy ndeshjet e fundit, duke udhëhequr ekipin deri në fund të këtij viti./newsport/