Partizani dhe Kukësi u ndanë në barazim 1-1. Edhe pse kjo ndeshje ishte shumë më e rëndësishme për verilindorët, nuk ia dolën që të marrin tri pikët dhe të siguronin përfundimisht vendin e dytë në kampionat. Të besuarit e Gjokës kaluan të parët në avantazh, që në fillimin e pjesës së dytë.

Rexhinaldo shënon një gol kryevepër me kokë, duke shtangur portierin Hoxha. Më pas, Kukësi tentoi disa herë golin e dytë, por në rastin më të pastër, Kordeiro u ndal nga shtylla. Partizani qëndroi në lojë përgjatë gjithë takimin dhe vetëm në minutën e 84’, arritën të barazonin. I futur në lojë në pjesën e dytë, shkodrani Çinari ndëshkoi Kukësin, duke vendosur rezultatin final të sfidës, 1-1.

Nderkohe nje tjeter shkodran ka postuar nje foto me kupen e marre sot. Behet fjale per sulmuesin Rubin Hebaj i cili ne kete menyre ka shijuar te qenurit kampion ne kete sezon, ndonese kontributi i tij nuk ka qene ndoshta aty ku pritej, kjo edhe per arsye te demtimeve qe ka patur.