Partizani po përballet me një telash të papritur, pasi ka mësuar 2 ditë më parë nga FIFA se ka humbur gjyqin me kroatët e Istra sa i përket transferimit të Eraldo Çinarit në verën e dy viteve më parë.
Një situatë e komplikuar pasi gjoba financiare prej 80 mijë eurosh dhe pezullimi i lojtarit duken dytësore po të krahasohen me bllokimin e merkatos për dy dritare radhazi, që do të penalizonte ndjeshëm planet e klubit të kuq.
“Do kërkojmë në KAS shfuqizimin e dënimit të Partizanit, si fillim pezullimin e bllokimit të merkatos për apelin që do të bëjmë”, shpjegoi Sekretari i Partizanit, Gerald Burba, për RTSH. Gjoba në fakt është pjesa më e lehtë për t’u përballuar në këtë vendim, edhe për faktin se penalizimi ndahet bashkërisht me vetë Çinarin. “Nuk është se duhet ta paguajmë vetëm ne. Nga ne e Çinari bashkarisht, është penalizuar edhe lojtari, jo vetëm ne”.
Sipas Burbës, situatea e krijuar me Istran është shumë e çuditshme për faktin e thjeshtë se klubi kishte ndërmarrë të gjitha hapat e duhur dhe konfirmimet nga FSHF dhe Vllaznia se nuk kishte asnjë problem në transferimin e futbollistit.
“Bëmë verifikimet me Federatës dhe na u komunikua nga Sektori i Garave në atë kohë dhe departamenti juridik se nuk ka kërkesë apo pengesë për kartonin e Çcinarit dhe ishim të lirë për procedimin për blerjen. Kemi marrë edhe deklarata me shkrim nga Çinari dhe Vllaznia para se të procedonim, që ta atë marrin përsipër që nuk kanë nënshkuar me askënd tjetër dhe çdo lloj dëmshpërblimi që kërkohet nga palë tjetër në të ardhmen do të merren përsipër nga ata. Këto dokumente e deklarata i kam”, vijoi ai.
“Ne arsyetimin që kanë bërë në vendimin në FIFA është deformuar realiteti i fakteve. Nuk dihet se si ka shkuar Çinari te Istra dhe thuhet që paraqitemi si palë që kemi rrëmbyer lojtarin nga Istra po çështja nuk është kështu. Apelimi? Po të mos besonim që nuk do të kishim sukses, nuk do ta apelonim fare”, u shpreh zyrtari i Partizanit. /vipsport/