Olti Bishani, Orges Lini dhe Ergys Buliqi fillimisht por në ditët e ardhshme mund të vijnë edhe të tjerë lojtarë shkodranë. Ky është Partizani aktual. Partizani që drejtohet nga Paro Laçi, një prej aksionerëve të klubit dhe që ka nisur përgatitjet për kampionatin e ri. Portieri Bishani dhe mesfushori Lini kanë filluar prej ditësh stërvitjen me këtë skuadër, madje edhe kanë luajtur në miqësoren e parë që ajo ka zhvilluar. Ndërkohë që nga dita e djeshme, me të kuqtë është ofruar edhe mesfushori tjetër shkodran Amir Tafa. Ai duket se do huazohet nga Vllaznia tek Partizani pas një marrëveshje që kanë arritur drejtuesit e të dy klubeve. Por Tafa nuk do jetë I vetmi që do huazohet tek ky ekip. Donatori Laçi ka në planet e tij edhe marrjen e Karakaçit dhe të Hasanit, dy lojtarëve të tjerë të talentuar të Vllaznisë megjithatë duhet parë në ditët në vazhdim nëse edhe kjo gjë do bëhet realitet. Partizani në këtë mënyrë duket se po shndërrohet në një “Vllaznia B” në prag të nisjes së sezonit të ri.
www.shkodrasport.com