Partizani ka arritur të fitojë një sfidë të rëndësishme kundër Kukësit me rezultatin 2-1. Një triumf me “gjak” i të kuqve që u detyruan të bëjnë zëvendësimin e parë në minutën e 18-të pas çarjes me shishes të sulmuesit Tedi Cara nga tifozët kuksianë. Ishte pikërisht kavajasi që realizoi golin e parë për Partizanin duke mbyllur 45 minuta në avantazh.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol për Kukësin që shënoi me Dacin në të 47-tën. Ndërsa për të vulosur fatin e takimit mendoi Eneo Bitri duke shënuar në minutën e 73-të.

Pas kësaj ndeshje, Partizani rikthehet sërish në krye të tabelës së klasifikimit me 12 pikë, i ndjekur nga Erzeni me 1 pikë më pak. Ndërsa Kukësi vijon në vazhdën e rezultateve negative duke u renditur në vendin e fundit me vetëm 2 pikë.

Kukësi-Partizani 1-2

Golat: Daci 48’ / Cara 15’, Bitri 74’

Kukësi (4-4-2): Tafa, Haxhiu, Ilieski, Bytyçi, Ndreca, Gyasi (Basha 65’), G. Taipi, S. Taipi (Kote 82’), Moraesh (Peposhi 72’), Barbosa (Ndukwu 82’), Zivkoviç (Daci 46’) (në dispozicion: Brozi, Isiç, Ebert, Meksi, Hasaj) Tr: Enkeleid Dobi

Partizani (4-3-3): Rexhepi, Hadroj (Menich 64’), Bitri, Sota, Buxhelaj, Rrapaj, Telushi, Murataj, Cara (Cvetanoski 18’), Hodo (Massanga 64’), Skuka (Zekolli 87’) (në dispozicion: Jaupllari, Hoxha, Zuna, Preka, Romero, Dragaj) Tr: Giovanni Colella

Arbitër: Eldorjan Hamiti

Kartonë të verdhë: Bytyçi 22’ / Hadroj 16’, Buxhelaj 43’, Murataj 58’, Colella (tr) 89’

Arbitër: Eldorian Hamiti