Partizani ka mposhtur Teutën me rezultatin 3-0 në takimin e vlefshëm për javën e 7-të të Kategorisë Superiore. Një fitore bindëse për skuadrën e Skënder Gegës, që tashmë komandon Kategorinë Superiore në kuotën e 16 pikëve.
Dopieta e Asanit në pjesën e parë dhe goli i Mensah në minutën e 81-të i siguroi fitoren të kuqve, të cilët e dominuan takimin, përballë një Teute in-ekzistente, që krijoi shumë pak.
3 humbje në 4 ndeshjet e fundit për skuadrën e Bledi Shkëmbit, që në takimin e radhës do të presë Kastriotin në “Niko Dovana”.
Ndërkohë që Partizani i Gegës do të ndeshet me Kukësin në “Elbasan Arena” në supersfidën e javës së 8-të.
PARTIZANI-TEUTA 3-0
Asani 29′, 42′, Mensah 81′