Ne ndeshjen ndaj Teutes, ne shkallet e stadiumit “Loro Boriçi” pati nje numer me te madh tifozesh se sa e lejon rregullorja anti- covid. Kjo beri qe te krijohen jo pak probleme, aq sa delegati i FSHF-se Besnik Çela deshi te mos e niste fare pjesen e dyte pa i nxjerre jashte tifozet.
Nje veprim i tille solli irritimin e te pranishmeve ne shkallet e stadiumit sepse ato po shohin ne çdo stadium nje numer te konsiderueshem tifozesh.
Ka patur edhe ankesa te klubeve ne kete drejtim, madje drejtori i Partizanit Olsi Rama publikisht doli te flase kunder tifozeve te pranishem ne stadiumet e Shkodres dhe Korçes.
Por ne fakt, mjafton kjo foto qe i takon ndeshjes se fundit Partizani- Tirana, per te kuptuar edhe klubi i kuq e ka shkelur me te dy kembet rregulloren, ashtu si ne çdo ndeshje tjeter.
Kjo foto tregon vetem nje numer te reduktuar tifozesh, sepse ata ne fakt kane qene te pranishem edhe ne tribunat e tjera te “Air Albania” dhe numri i tyre eshte e sigurte se ka qene mbi 300-400 vete.
Kjo do te thote se Komisioni i Disiplines nuk duhet te veproje ne menyra te ndryshme me ekipe te ndryshme. Per Vllaznine ka gjithmone gjoba dhe paralajmerime, ndersa per Partizanin apo ekipe te tjera nuk ndodh keshtu./SHKODRA-SPORT.COM/