Nesër startojnë në Tiranë ndeshjet e fazës finale të kampionatit kombëtar të të rinjve në basketboll. Federata Shqiptare e Basketbollit ka vendosur që këtë fazë finale këtë herë ta zhvillojë në kryeqytet dhe në të marrin pjesë tetë ekipet më të mira të vendit. Sipas shortit të paracaktuar, Vllaznia do të luajë ndaj Partizanit, ndeshje e cila do luhet nesër pasdite në orën 18.00. Përveç kësaj ndeshje, do luhen edhe tre takimet e tjera çerekfinale, Tirana- Teuta, Virtus Tirana- Pogradeci dhe Skënderbeu- Superior Klima. Skuadra shkodrane e drejtuar nga trajneri Roland Koka ka pretendimet e veta megjithatë paraqitjet e saj këtë kampionat nuk kanë në nivelin e duhur megjithatë ata shpresojnë që të shkojnë deri në finale dhe pse jo të fitojnë edhe titullin kampion këtë sezon.
www.shkodrasport.com