Sfida e sotme në mes Partizanit dhe Vllaznisë, për vetë rëndësinë që ka sa i takon pozitave të të dy ekipeve por edhe historisë së tyre, ka marrë vëmendjen e duhur edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. Kjo e fundit është munduar të zgjedhë një treshe arbitrash dinjitozë për të vendosur drejtësi në këtë takim duke përzgjedhur një nga më të mirat për momentin në Superligën shqiptare. Kryesor në këtë takim do të jetë arbitri lezhjan tashmë me stemën e FIFA-s Eldorian Hamiti ndërsa asistentë të tij do të jenë Ridiger Çokaj dhe Paulin Simoni.
Arbitër i katërt në këtë ndeshje është ai nga Patosi Olsid Ferataj ndërsa vëzhgues vlonjati Pajtim Aliko. Federata Shqiptare e Futbollit ndërkohë ka caktuar si delegat për këtë ndeshje Millan Baçin.
© shkodrasport.com