Java e 12-të në Abissnet Superiore do të përballë ekipin e Vllaznisë në transfertë kundër skuadrës së Partizanit. Sa i takon statistikave të moshës mesatare të të dy ekipeve, evidentohet se skuadra e shkodranëve ka një ekip të balancuar me moshën 25.2-vjeç në total.
Ndërkohë, Partizani nga ana tjetër, ka një ekip pak më të ri, me moshë mesatare 24.7-vjeç. Në përbërje shohim se tek Vllaznia është 20-vjeçari Flori Spahija futbollisti më i ri në moshë, ndërsa më “i vjetri” sulmuesi Bekim Balaj, 32-vjeç.
Nga ana tjetër tek Partizani, 19-vjeçari Gjergji Kote është futbollisti më i ri në moshë, ndërsa më “i vjetri” është portieri Alban Hoxha, 35-vjeç.
Tashmë mbetet për t’u parë performanca e futbollistëve të të dy skuadrave në ballafaqimin që do kenë me njëri- tjetrin të hënën. Kujtojmë që ndeshja e fazës së parë në Shkodër u pat mbyllur në barazim 0-0./SHKODRA-SPORT.COM/