Ne keto momente ne Tirane duhej te ishte duke u luajtur ndeshja e prapambetur e kampionatit kombetar te basketbollit per meshkuj, ajo ne mes Partizanit dhe Vllaznise, por nuk ka ndodhur keshtu.
Si rrjedhoje e situates se krijuar ne vend nga virusi i perhapur, Federata Shqiptare e Basketbollit ka vendosur qe ajo te mos zhvillohet por jo vetem kaq sepse ndryshe nga futbolli, basketbolli edhe ne fundjave pritet te mos kete ndeshje.
Moszhvillimin e ndeshjes se sotme e ka lajmeruar vete Shoqata e Basketbollit Vllaznia permes nje njoftimi ne faqen e tij zyrtare ku shkruan:
“Ndeshja e prapambetur e kampionatit ne basketboll per meshkuj Partizani – Vllaznia ishte planifikuar te luhej sot ne kryeqytet ne ora 17:00, por shtyhet perseri, kete here per shkak te Koronavirusit.
NJOFTIMI I FSHB:
Te nderuar: Ne vijim te gjithe komunikimeve zyrtare, te bera nga Ministria e Shendetesise dhe ajo e Arsimit, Sportit dhe Rinise, jemi te detyruar te zbatojme udhezimet e konfirmuara zyrtarisht, per nderprerje te aktivitetit sportiv. Per rifillimin i aktiviteteve sportive te organizuar nga FSHB, do te njoftoheni kohe pas kohe”.