Kanë përfunduar pushimet e fundvitit për Partizanin, që është rikthyer në fushë për të nisur përgatitjet për sfidën e radhës në kampionat, ku djemtë e Colellas do të përballen me Vllazninë.
Të gjithë lojtarët kanë qenë të pranishëm në seancën e parë stërvitore të vitit 2023 nën urdhrat e teknikut Colella.
“Skuadra ka nisur zyrtarisht përgatitjet për vitin e ri 2023. Pas pushimeve të festave, grupi i plotë i lojtarëve ka zhvilluar sot seancën e parë në orën 11:00. Në drejtimin e trajnerit Colella dhe stafit teknik prezent në kompleksin sportiv Partizani kanë qenë të gjithë futbollistët.
Rifillimi i kampionatit i sheh të kuqtë të impenjuar në shtëpi me përballjen ndaj Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për Javën e 16-të”, shkruhet në njoftimin në faqen zyrtare të klubit kryeqytetas.