Partizani do të luajë të hënën kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Kjo sfidë do të zhvillohet në “Air Albania” dhe pritet me mjaft interes nga gjithë sportdashësit shqiptarë.
Fillimisht u përfol që të kuqtë kishin vendosur të luanin në shtëpinë e tyre në kompleksin e ngritur në periferi të Tiranës.
Por, sot u bë gjithçka zyrtare me supersfidën që do të zhvillohet në impiantin modern. Pikërisht për këtë, tifozët e Partizanit duken se nuk kanë qenë dakord.
Në komentet e bëra në në rrjetet sociale, ata e cilësojnë si prerje në besë nga ana e drejtuesve. Siç shihet, tifozët kanë dashur që përballja me Tiranën të zhvillohej në stadiumin “Air Albania”./newsport/