Real Madrid ka luajtur dje ndaj Al Jazeera në kuadër të kompeticionit “Botërori i Klubeve”, ndeshje kjo e vlefshme për fazën gjysmë-finale dhe që u fitua prej tij me rezultatin 2-1. Por ndërkohë, yjet e kësaj skuadre nuk kanë ngurruar të marrin me vete në Dubai edhe partneret e tyre. E ndërsa futbollistët e kanë patur mendjen tek ndeshja, bukuroshet në respekt të etikës së shtetit arab janë veshur me hixhab.
Bashkëshortja e Marselos, Keylor Navas dhe e Theo Hernandez kanë vizituar gjatë ditës xhaminë e Sheik Zajed.