Pas gati 11 vitesh ne krye te Akademise Vllaznia, Alban Neziri nuk do te mbaje me postin e drejtorit te saj. Vendimi eshte marre ditet e fundit nga presidenti Xhaferi ne kuadrin e ristrukturimit te Akademise, por kjo nuk do te thote se ai nuk do te jete me pjese e klubit.
Thjesht do te kete nje ndryshime pozicioni pasi ne krye te Akademise eshte menduar per nje fryme te re dhe per kete arsye, drejtuesit po shohin mundesine e marrjes se nje drejtori te huaj dhe me eksperience. Sa per pozicionin e tij te ri, Alban Neziri do te shprehej:
“Klubi do të marrë një frymë tjetër dhe në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër kemi dy projekte shumë të mëdha si për fushën sportive “Reshit Rusi” ashtu edhe për stadiumin “Loro Boriçi”. Besoj se para muajit dhjetor do të jemi më konkret me këto projekte.
Prandaj dhe do të duhet një punë jashtëzakonisht e madhe, prandaj dhe do të kaloj në një detyrë të re tek klubi të cilën do ta prezantojë vetë presidenti, por jam i bindur se çdo frymë e re është e mirë dhe do të bëjë më të mirën për këto të rinj me shumë të ardhme.
Unë do t’i falenderoj të gjithë për bashkëpunimin që kam patur sepse janë gati 11 vite punë tek Akademia ku kemi provouar shumë lojtarë të rinj, por edhe trajnerë të rinj”./SHKODRA-SPORT.COM/