Pas vetem 6 muaj larg Shkodres, Albi Shpuza eshte rikthyer serish tek Vllaznia. E kemi fjalen per sulmuesin 20 vjeçar shkodran i cili sezonin e kaluar u shpall kampion me Vllaznia U21 dhe me pas, ne mungese te nje oferte nga drejtuesit e ekipit te pare, preferoi te kalonte ne futbollin kosovar.
Atje firmosi per ekipin Phoenix me te cilin luajti ne gjysmen e pare te sezonit aktual, por ne fund te dhjetorit vendosi te nderprese kontraten me te ngaqe klubi nuk u tregua korrekt nga ana financiare.
Ne keto rrethana, ai ndodhej ne Shkoder ditet e fundit, kur dhe ka marre nje telefonate nga ana e drejtorit sportiv te Vllaznise Tefik Osmani per te dale ne stervitje me ekipin e pare. Madje, luajti ne pjesen e dyte te miqesores te se henes ndaj Beselidhjes.
Nga ana tjeter, Shpuza ka vijuar edhe sot stervitjen me ekipin e pare te Vllaznise duke qene nen urdherat e stafit teknik. Ende nuk eshte e qarte se cila do te jete e ardhmja e ketij lojtari, por shanset jane qe sulmuesi i talentuar te jete pjese e ekipit per pjesen e mbetur te sezonit./SHKODRA-SPORT.COM/