Vendi i 8 -të provizor i Laçit, teksa faza e parë ka dhe një ndeshje për ty mbyllur, nuk ka përbushur aspak misionin që kurbinasit i kishin vënë vetes në start të kampionatit.
Por nëse skuadra A, ka kontigjentin dhe mundësinë për të bërë kthesen, moshat e bardhezinjëve po shfaqen në kahe ekstreme.
Kështu skuadra U-19 e teknikut Eduart Tanushi, po shkëlqen këto javë, teksa renditet në vend të dytë. E kundërta ngjet me U-17.
Këtu pamja është e frikshme pasi bardhezinjtë e vegjël, janë zhytur në ërrësirën e pikëve duke mos regjistruar asnjë të tillë.
E menjëherëshme ndërhyrja e klubit. Për t’i dhënë impulse të tjera ketij grupi, në staf është vendosur që të kthehet një emër i njohur i tranjingut si Ylber Zani.
Në fakt, shkodrani, në të shkuarën ka mbajtur rolin e drejtorit teknik të Laçit A por dhe atë të trajnerit dhe pas kthimit nga Kanadaja, ai është parë pranë ish-skuadrës së tij. Nga dje, Zani, është emëruar trajner i parë i U-17.
Kesisoj, pas Armando Cungut, nje tjeter shkodran tashme eshte emeruar ne organiken e klubit laçian, pikerisht me objektivin per te ringjallur ekipet e tij./sporti-im/