Pas Skerdi Bejzades, nje tjeter trajner mund te largohet nga Kategoria Superiore. Ai mund te jete trajneri aktual i Partizanit Zoran Zekiç. Por kete here duket se nuk behet fjale per shkarkim apo doreheqje.

Mediat bejne te ditur se skudra kroate e Osijekut po kalon një situatë jo të favorshme në kampionat në këtë fillim sezoni dhe drejtuesit janë vënë lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e trajnerit Stjepan Tomas.

Bëhet fjalë për një rikthim të Zekiç në stolin e Osijekut, që e ka drejtuar nga sezoni 2015 deri në 2019-ën. Por ky kalim nuk është i lehtë, pasi gjithçka është në dorë të presidentit Gaz Demi, pasi 49-vjeçari kroat është nën kontratë me Partizanin.

Burimet nga mediat kroate bëjnë me dije se presidenca e Osijekut është vënë në kontakte me Zekiç, ku i kanë paraqitur propozimin për t’u rikthyer në elitën e futbollit kroat.