Opinion nga Anton ZALLI
Trajneri i Vllaznisë, Rudi Vata kur mori drejtimin e skuadrës dhe sidomos gjatë fazës përgatitore dhe mërkatos së janarit ka premtuar se do të ndërtojë një ekip shumë më solid në fazën e dytë krahasuar me atë të fazës së parë, periudhë kur skuadra drejtohej nga Mirel Josa. Tekniku shkodran tashmë që është vënë përballë skualifikimit të skuadrës së tij në Kupën e Shqipërisë mund të harrojë dhe deklaratat e tij aq më tepër dhe kundër mediave për të cilat ai kishte rezerva se punonin kundër objektivave dhe politikave të Vllaznisë. Duke u ndalur konkretisht tek prononcimit e Vatës, të dhëna për mediat gjatë fazës përgatitore në Ulqin janë plotësisht të ndryshme me gjendjen aktuale të skuadrës apo dhe vetë prononcimet e teknikut. Shumë specialistë të futbollit shkodran përveç atyre që kanë punë direct me stafin teknik kanë vënë vazhdimisht theksin se Vllaznia duhej të ishte me këmbë në tokë dhe të njihte mirë realitetin e më pas të pretendonte apo të dilte me deklarata tirumfuese.Përsa i përket objektivit të skuadrës shkodrane gjatë periudhës kur skuadra realizonte fazën përgatitore në Ulqin dhe ishte në tratativa për të afruar lojtarët si Jablana, Moreno, e Brnoviç, tekniku shkodran vata ishte shumë optimist. Në atë kohë objektivi i skuadrës përshkruhej në këtë mënyrë nga Vata. “Objektivi i jonë është për të rritur përformancën, për të ndërtu një skuadër solide e cila do ti shërbejë shumë sezonit të ardhshëm. Në qoftëse ne do të afrojmë këto lojtarë do në krijojnë boshtin sezonin e ardhshëm Vllaznia do të jetë skuadër pretendente. Kemi dhe dy javë kohë deri në fillimin e Kupës. Besoj që dy javë janë të mjaftueshme për të ndërtuar një skuadër shumë më solide se ajo e sezonit të fazës së pare”. Ndërkohë që pas skualifikimit në Kupën e Shqipërisë dhe ecurisë jo të mirë në kampionat, objektivi përshkruhet shumë më thjesht. “Tashmë ne duhet të shohim përpara dhe të bëjmë më të mirë në kampionat pas skualifikimit në Kupë. Ekipi aq sa ka ivestuar do të marrë dhe nuk mendoj se do të arrijë më shumë se sa është tani në renditje në kampionat”, ka theksuar Vata. Ndaj dhe realisht ndryshimi është shumë i dukshëm në kohën kur mediat vazhdimisht bënin thirrje për objektiva stafi teknik i cilësonte ato si dashakeqëse.Ajo që ka prishur shumë plane të Vllaznisë është padyshim merkatoja që ky ekip realizoi në merkaton e janarit. Trajneri Vata tashmë shprehet i bindur se atij nuk i janë plotësuar kërkesat e tij. Ndërkohë që drejtuesit qoftë në merkaton e janarit apo dhe tani kanë të njëjtin qëndrim teksa i kanë lënë atij dorë të lirë. Konkretisht për merkaton e janarit gjatë fazës përgatitore në Ulqin Vata është shprehur: “Atëherë, unë mund të them që ju besoj e keni të qartë mënyrën se si ka lujt Vllaznia në këto momente. Do të jeni po ju që do të analizoni Vllazninë me blerjet e reja, ndaj duhet të shikojmë ndryshimet.Gjithsesi jam i sigurtë që kemi marrë lojtarë që dinë të luajnë futboll dhe janë profesionista të mirë. Jam i sigurtë që do të dalloni diferenca të mëdhaja kur të kemi të gjithë lojtarë në fushën e lojës, do të kuptojmë se kjo Vllazni luan shumë ma ndryshe dhe shumë ma bukur futboll”. Madje ai ka shtuar dhe vlerësim përsonale për lojtarin Brnoviç. “Brnoviç është një lojtar i klasit tjetër. Është një lojtar që ka një përvojë të jashtëzakonshme me përmasa tepër të mëdha. Është një lojtar që ka qenë duke u bërë pjesë e një skuadre tepër të madhe të Bundesligës. Pra është një lojtar që për kampionatin shqiptar e ka luksin të ketë një lojtar si Brnoviç. Gjithsesi gjendja e tij fizike nuk është optimale. Por shpresojmë që brenda dy javëve të vijë në formën e tij optimale dhe ta ndihmojë skuadrën përsa i përket aspektit organizativ të lojës”. Ndërkohë që sot Vata ka një tjetër qëndrim, madje shumë më të ndryshëm. “Ne nuk afruam lojtarë por punësuam disa të tillë. Ato lojtarë që kemi afruar në merkaton e janarit nuk kanë qenë në preferencat e mia dhe se ato kishim alternative në një kohë që ato që kam kërkuar nuk u realizuan. Sigurisht që nuk kishim çfarë të prisnim më shumë pasi dhe niveli nuk është aty ku duhet. Prandaj këto nuk janë lojtarë që unë i kam kërkuar”, thekson vazhdimisht Vata në daljet e tij publike. Ndërsa drejtuesit e skuadrës shkodrane shprehen se asnjë lojtarë nuk është kontraktuar pa marrë miratimin e teknikut të skuadrës. Prandaj sot në kampin shkodran askush prej Vllaznisë uk mban përgjegjësi, dhe ato që do të marrin masën më të madhe të ndëshkimit do të jenë lojtarët. Përsa i përket gabimeve në merkato, prishjes së raportit apo ndryshimeve të vazhdueshme të objektivave apo deklaratave që në fund të fundit vetëm sa fundosin më shumë një emër si Vllaznia.