Pas largimit të mbrojtësit të djathtë maqedonas, Bojan Gjeorgjievski, të cilit i përfundoi kontrata me Teutën, lojtari i radhës që ikën nga durrsakët është Arsid Kruja.
Mesfushori me tipare sulmuese gjithashtu është në fund të kontratës dhe palët nuk do të vazhdojmë më bashkëpunimin. “‘Kontrata ime 1-vjeçare përfundon tani dhe me shumë gjasa nuk do të ketë një rinovim të saj. Ishte një eksperiencë e bukur dhe jam i lumtur që isha pjesë e skuadrës së Teutës.”
“Dua t’i falenderoj të gjithë në këtë klub, pa harruar dhe tifozët për mbështetjen. Do ta kujtoj gjithmonë për mirë këtë eksperiencë këtu”, – deklaroi Kruja për “Panorama Sport”.
Me kete largim te mundshem nga Teuta, tashme duhet te presim destinacionin e ardhshem te mesfushorit shkodran i cili e nisi me shume buje karrieren e tij por me pas gjerat rrodhen ndryshe dhe tashme atij do t’i duhet te kerkoje nje ekip tjeter.