Ishte një fitore si e Pirros. Barcelona vërtet ia doli 1-0 në Lisbonë ndaj Benfikës, veçse duke vuajtur shumë e duke mos e merituar, pak a shumë si Livepuli, ndërsa sfida e kthimit me portugezët është një rrezik më vete.
E vërtetë që “shqiponjat” nuk kanë mundur kurrë të fitojnë në “Kamp Nou”, por gjithsesi e shkuara është histori dhe forma e tyre është shumë e mirë.
Për më tepër, skuadra e trajnerit Hansi Flik ka disa probleme. Mungesat janë të shumta si Ter Shtegen, Bernal, Kubarsi, Kristensen, ndërsa Robert Levandovski kthehet në ekip pasi u la jashtë për shkak të lodhjes.
Katalanasit kanë edhe mjaft yje të tjerë si Lamin Jamal, Pedri, Gavi, Olmo apo Rafinja.
Kryesuesit e La Ligës së Spanjës janë ambiciozë për të gjithë trofetë e mundshëm këtë sezon.
Pasi fituan Superkupën e Spanjës, synohen titulli në kampionat e sidomos Championsi, të cilin Barça nuk e fiton që nga viti 2015 me Lionel Mesin.
Benfika vjen në Katalonjë pa Angel Di Marinë të dëmtuar, ndërsa mungesat e tjera janë Bah, Manu Silva apo Tiago Guveia, ndërsa Bruma nuk është fare në skuadër në Champions./abcnews