Kamza ka pësuar një godijte në dy takimet e fundit. Humbja ndaj Teutës dhe Luftëtarit ka bërë që drejtuesit e klubit të “ngrihen në këmbë” dhe të bëjnë lëvizjen e radhës për tu larguar përfundimisht nga zona e rrezikut.
Takimin e radhës Kamza e ka me Vllazninë, ndeshje e cila është planifikuar të luhet ditën e shtunë, në orën 14:00.
Për këtë sfidë, trajneri Ramadan Ndreu do të ketë të gatshëm dy futbollistët kryesorë të ekipit. Bëhet fjalë për Hektor Idrizaj dhe Stefan Raçin.
Idrizaj ende nuk e kaluar plotësisht dëmtimin, por të gjithë besojnë se do të jetë gati për këtë sfidë.
Nga ana tjetër, sulmuesi serb ka shlyer pezullimin dhe pritet të jetë një “armë” shtesë për Kamzën ndaj shkodranëve.
Mungesa e vetme për Ndreun pritet të jetë ajo e qendërmbrojtësit, Taulant Kuqi, i cili ka plotësuar numrin e kartonave./newsport/