Ekipi i Vllaznisë ka vazhduar me stërvitjen duke u përgatitur kështu për sfidën e radhës në kampionat. Entuziazmi i skuadrës është i mirë pasi arritën në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë duke treguar kështu që janë pretendent për të fituar trofeun.

Sfida e radhës do jetë në transfertë në orën 14:00 me ekipin e Laçit. Skuadra ka nisur sot pergatitjet per kete takim dhe sigurisht qe koha ne dispozicion ka qene shume e reduktuar per te ndryshuar diçka prandaj dhe stafi teknik thjesht ka punuar me teper nga ana taktike me futbollistet.

Por lajmi i mire ne kete pragndeshje eshte rikthimi pas gati dy muajsh ne stervitje i portierit Kristi Qarri. Ai kuptohet qe ende nuk eshte ne formen e tij me te mire dhe do t’i duhet edhe disa kohe qe te marre veten, megjithate e rendesishme eshte qe ai shume shpejt do te jete ne dispozicion te stafit teknik.

Ne fakt edhe zevendesi i tij- Aron Jukaj po ben shume mire dhe kjo gje ka bere te “harrohet” mungesa e Qarrit, por gjithsesi e rendesishme qe te dy te jene sa me shpejt gati. Ashtu si dhe portieri i trete, Rezart Bunjaj. Shume prej tifozeve jane te mendimit se Jukaj duhet te vazhdoje te luaje si titullar edhe pas kthimit te Qarrit, megjithate vete ai eshte shprehur pas ndeshjes se fundit me Elbasanin, se “i pare eshte Qarri”.

Gjithsesi do te jete ne doren e stafit teknik per te vendosur. E rendesishme eshte qe te dy portieret te gezojne nje shendet te mire dhe kuptohet qe kjo maredhenie e shkelqyer ne mes te dyve, eshte diçka per t’u vleresuar.(www.shkodrasport.com)