Besnik Prenga nuk është më trajner i Laçit. Lajmin e ka konfirmuar vetë mirditori në bisedën pas ndeshjes.
Në fakt, kjo ishte diçka që pritej, pasi “Panorama Sport” kishte paralajmëruar prej kohësh që pakti mes Prengës dhe presidentit Pashk Laska ka qenë vetëm për ndeshjet e Europës.
Pas Prengës, edhe sulmuesi Myrto Uzuni do të largohet nga Laçi, teksa pritet të firmosë në Kroaci për Lokomotiv Zagreb.
Tashme mbetet per t’u pare se kush do te jete trajneri i ardhshem i skuadres kurbinase. Nje nga kandidaturat ka qene Armando Cungu por ai tashme eshte emeruar ne pankinen e Kukesit.