Lacio është duke punuar në merkaton e verës për të bërë një ekip sa më të fortë në sezonin e ardhshëm, që të ketë mundësinë e pjesëmarrjes në “Champions League”.
Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, te lacialët ka lindur ideja për të marrë Valon Berishën, pasi klubi i Salzburgut refuzoi zyrtarisht ofertën nga ana e Sampdorias për shërbimet e mesfushorit shqiptar.
Berisha shihet si një alternativë e mirë për të zëvendësuar Felipe Anderson, pasi ky i fundit ka dalë nga projekti i ri i skuadrës italiane.
Pas nënshkrimit me Durmishin, kjo është lëvizja e radhës e Tares për skuadrën e kryeqytetit italian.