Trajneri shkodran Samuel Nikaj mund të konsiderohet më së miri si trajner i ngjitjes së skuadrave nga kategoria e parë në Superligë. E ka bërë këtë gjë sezonin e kaluar me Flamurtarin e Prishtinës kur e mori në vendin e nëntë dhe e shpalli kampion të kategorisë së parë dhe po të njëjtën gjë po bën edhe sivjet me Kastriotin e Krujës. Kjo skuadër konfirmohet si “superfuqia” e Grupit A të Kategorisë së Parë dhe pretendente kryesore për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar në edicionin e ardhshëm.
Ekipi i drejtuar nga Samuel Nikaj vazhdon të marshojë i shkëputur në krye dhe ka konfirmuar pretendimet e tij në duelin direkt të luajtur sot përballë Besëlidhjes, një prej rivalëve më të fortë në grup.Krutanët kanë vendosur shumë shpejt diktatin në ndeshje, duke shënuar me Markun e Bocin që në 20 minutat e para, duke vështirësuar lojën e lezhjanëve të cilët e kishin shumë të vështirë më pas të gjenin të çara në prapavijën e vendasve për të hapur takimin.Fitorja 2-0 i dha mundësinë Kastriotit që të krijojë një distancë prej 5 pikësh nga Besa e vendit të dytë, me të cilën do të përballet pikërisht në sfidën e javës së ardhshme në Kategorinë e Parë.
© shkodrasport.com