Pas transferimit te Cody Gakpo, Liverpool nuk kërkon të ndalet në merkato.

Anglezët tani po mendojnë të pasurojnë mesfushën dhe klubi e trajneri Klopp e kanë gati objektivin dhe bëhet fjalë për mesfushorin e wolves, Matheus Nunes.

24-vjeçari ka një kontratë deri në verën e vitit 2027 me Wolves, por Liverpool tashmë ka avancuar në bisedime dhe gjithçka pritet të mbyllet për rreth 50 milionë euro.

Portugezi është një dëshirë e trajneri gjerman Jurgen Klopp, pasi mesfushori bëri diferencën me Sporting-un dhe në sezonin e tij të parë në ishull, Nunes numëron 16 ndeshje, ndërsa ishte pjesë e përfaqësuese portugeze edhe në Katar2022.

Mediet angleze gjithashtu raportojnë se, Matheus është dakordsuar edhe me termat financiar të Liverpool, ndërsa tani pritet vetëm konkretizimi i këtij operacioni.

Liverpool në këtë sezon ka vuajtur dhe vijon të vuajë mungesat e shumta, sidomos në repartin e mesfushës, ndërsa Nunes shihet jo vetëm si një goditje e momentit, por edhe si një lojtar me perspektiv për të ardhmen