Prania e Edi Martinit ne stolin e Teutes ka bere qe “dashuria” e Teutes per shkodranet te shtohet edhe me shume. Drejtuesit e saj kane ngulur kembe dhe i kane mbushur mendjen sulmuesit Rubin Hebaj qe te rinovonte me ta ndonese i kishte dhene fjalen Vllaznise.
Po ashtu, dy dite me pare durrsaket zyrtarizuan marrjen e nje tjeter futbollisti shkodran, pikerisht te mbrojtesit Denis Pjeshka i cili sezonin e kaluar luajti me Flamurtarin ndersa tani eshte bere pjese e tyre.
Afrimet e futbollisteve shkodrane te kjo skuader duket se nuk do te ndalen ketu. Ditet e fundit me ekipin ne stevitje eshte bashkuar edhe mbrojtesi Brendon Smajli.
21-vjeçari është në pronësi të Vllaznisë, teksa nuk dihet nëse kontrata e tij është mbyllur me shkodranët. Sezonin e fundit Smajli ka luajtur si i huazuar te skuadra e Veleçikut. Mesfushori nuk arriti të ketë shumë minuta në dispozicion, teksa në nëntë ndeshje shënoi dy gola.