Luftëtari ka larguar trajnerin Nikolin Çoçlli. Klubi gjirokastrit dhe trajneri që drejtoi skuadrën në muajt e fundit, janë ndarë për shkak të paraqitjeve të dobëta dhe dy humbjeve të fundit.
Tanimë nuk ka më dyshime, me drejtuesit që i kanë besuar vendin e pankinës Neritan Novit, që mbante postin e zëvendëstrajnerit.
Ky është largimi i katërt i trajnerëve nga Luftëtari këtë edicion, me Klevis Dalipin që hapi kalvarin e gjatë të teknikëve. Pas tij, Klodian Duro dhe Jorgos Marantas nuk ia dolën të bindnin drejtuesit, teksa të njëjtin fat pësoi edhe Nikolin Çoçlli.
Gjirokastritët gjenden në pozita aspak komode në vendin e 9 të renditjes, vetëm katër pikë më shumë se Flamurtari i pozitës së fundit./newsport/