Bayern ka nënshkruar kontratë profesioniste me një tjetër futbollist shqiptar.
Këtë herë bëhet fjalë për Dion Berishën, lojtarin i cili është pjesë e U-21 të Kosovës. Klubi gjerman ka njoftuar gjithçka nëpërmjet një postimi në “Twitter”.
“Dioni është talent ambicioz dhe ka punuar me shumë përkushtim te Augsburgu.
Ai ka fituar përvojë në ligën rajonale dhe tani kërkon të kapat majat në të ardhmen e futbollit profesionist”, tha drejtori sportiv i Bayern Munich Campus, Altintop. Berisha ka qenë pjesë e Augsburg U-19 dhe tani do të kalojë te moshat e bavarezëve.