Paraditen e sotme Vllaznise i eshte shtuar nje tjeter lojtar, pikerisht Fjoart Jonuzi. Mesfushori kukesian ka pranuar te rinovoje edhe per nje sezon tjeter me kuqeblute dhe tashme eshte vene menjehere ne dispozicion te trajnerit Brdariç.

Por Jonuzi duket se nuk do te jete i vetmi qe do te rinovoje. Rradhen per te hedhur firme ne kontrate e ka edhe portieri Bojan Zogoviç.

Malazezi ka bere nje sezon pergjithesisht te mire me kuqeblute dhe pavaresisht ndonje oshilacioni ne ndeshjet e dy fazeve te para, ne ato te fundit eshte treguar vertete vendimtar me pritjet e tij.

Per kete arsye, drejtuesit e klubit mesohet se do t’i ofrojne rinovim atij edhe per nje sezon tjeter. Te gjesh portiere padyshim qe eshte diçka e veshtire dhe per kete arsye, me mire do te jete per te rinovuar me Zogoviç.

Por ne sezonin e ri nuk perjashtohet mundesia qe t’i jepet me shume hapesire edhe portierit te dyte, Kristi Qarri qe padyshim eshte nje element me shume te ardhme./SHKODRA-SPORT.COM/